Një pistoletë e fshehur në banjo, 13 fishekë të përzjerë me barna dhe të vendosur në një kuti në dhomën e gjumit, gjurmë kokaine të shpërndarndarë në shtëpi, telefona celularë dhe para.

Ishte ky spektakli që u prezantua para efektivëve të policisë së Monzës në Itali javën e shkuar, raportojnë mediat lokale, kur agjentët mësynë në apartamentin e M.D. në Lissone, një shqiptar i cili ishte klandestin në Itali prej 10 vitesh.

Falë një informacioni të marrë nga një burim kofidencial, efektivët gjetën pas operacioni “blitz” në banesë një pistoletë tip “Magnum 44”, disa doza droge dhe një peshore. Në momentin e ndërhyrjes në apartament, ishte edhe një prostitutë që sapo kishte mbushur 18-vjeç.

Shqiptari është arrestuar dhe ndaj tij vijojnë hetimet për të zbuluar nëse është i përfshirë në raste të tjera kriminale.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)