ROMË- Infiltrimi i mafias në lojërat e fatit dhe në sport në Itali është rritur ndjeshëm.
Kështu është shprehur Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i cili ka folur gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar në Itali.
Ai nuk ngurroi të bënte të ditur edhe emrat e organizatave të ndryshme mafioze.
Sipas tij, “Cosa Nostra” kishte fituar kontrollin e sallave bingo, ndërsa organizata mafioze ‘Ndragheta” merrej me lojërat e fatit në zona larg nga Calabria.
Alfano shtoi se dënimet për krime të tilla mbeteshin modeste dhe premtoi një ashpërrsim në dënimet lidhur me to.
Ai deklaroi se qeveria italiane kishte nisur një bashkëpunim me vende të tjera të botës, si: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar apo edhe Shqipëria, për të zbuluar dhe sulmuar pasuritë mafioze të eksportuara jashtë vendit.
Ndërkohë për t’iu përgjigjur kritikave lidhur me organizimin dhe mekanizmat e menaxhimit të Agjencisë Kombëtare për të mirat e konfiskuara ndaj organizatave mafioze, zv. Kryeministri Alfano tha se do të kishte një përfshirje në drejtim nga eksponentët e vullnetariatit dhe enteve lokale.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com