TIRANE – Akademiku Anastas Angjeli dhe deputeti socialist, Taulant Balla, janë nderuar në Itali me çmimin “Mediterraneo”, gjatë edicionit të 13-të të këtij çmimi organizuar nga Fondacioni Mesdheu. Ceremonia u mbajt dje dhe sot në Lauria të Italisë.
Çmimi për Angjelin erdhi “për kontributin e shquar në studimet shkencore të zhvillimeve dhe marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe universitare në vendet e Mesdheut” ndërsa ai për deputetin Balla për “kontributin e dhënë për bashkëpunimin dhe zhvillimet integruese vendeve të Euro-Mesdheut”.
“Mediterraneo” është një çmim përmes të cilit fondacioni me të njëjtin emër vlerëson personalitete të fushave të ndryshme, kryesisht të shkëncës, edukimit, artit, kulturës, letërsisë dhe politikës për kontributin që këto personalitete kanë dhënë në drejtim të promovimit të vlerave euro-mesdhetare.
Gjatë edicioneve të shkuara këtë çmim e kanë marrë një sërë personalitetesh si Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schultz, aktori italian me famë botërore Michele Placido, ish eurodeputetja dhe gazetarja e njohur italiane Lilly Gruber, nobelistja për paqen Betty Williams, gazetari italian Sandro Petrone, dhe shumë personalitete të tjera të rajonit të Mesdheut.
/Shqiptarja.com