ITALI - Alketi 14 muajsh, i cili jeton në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, ka një deformim në zemër dhe duhet operuar menjëherë në mënyrë që ai të këtë mundësi të jetoj .

Ndërhyrja kirurgjiale për t'i shpëtuar jetën vogëlushit, kushton 20 mijë euro dhe operacioni është marrë përsipër nga specialistët e repartit të Kardiokirurgjisë së spitalit rajonal Torrette në Ankona


THIRRJA PËR NDIHMË
Shoqata "Patronese", e cila vepron pranë spitalit Salesi të Ankona, u ka bërë apel për ndihmë qytetarëve italianë në një deklaratë për shtyp për të shpëtuar jëtën e një vogëlushi jetim shqiptar .

Shoqata italiane ka hapur nje numër llogarie me këto kordinata. IT17G0200802619000102099102, dhe u ka bërë tirrje qytetarëve italianë të kontribuojnë brenda mundësive që ata kanë .

Koha po punon kundër vogëlushit shqiptar atij i kanë ngelur më pak  se dy muaj jetë dhe ndaj duhet të përshpejtojmë , që të mos e humbasim Alketin e vogël, janë shprehur përfaqësuesit e shoqatës italiane .

(eb/shqiptarja.com)