ITALI - Dy vëllezër shqiptarë, 40 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga policia pasi plagosën me thikë në gjoks një tjetër shqiptar pas një konflikti.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Sorbolo Mezzani, mbrëmjen e së premtes (10 maj), ndërsa thuhet se konflikti është ndezur nga motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes së policisë, shqiptari i plagosur 33-vjeçar, u transportua në spitalin Maggiore, në Parma, ndërsa 2 vëllezërit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, u arrestuan nën akuzën tentativë për vrasje në bashkëpunim.