XHENOVA - Në lagjen Sampierdarena të qytetit të Gjenovës në Itali janë arrestuar sot nga policia italiane 5 shtetas shqiptarë për prostitucion.
Ata shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare dhe rumune. Operacioni filloi pas denoncimit të guximshëm të dy prostitutave, e më pas policia nisi monitorimin e tyre.
Sipas policisë, prostitutat qëndronin në vende të përcaktuara dhe kontrolloheshin rreptësisht si me telefon e si me pamje nga shqiptarët, të cilët i kërcënonin, nëse rezultatet nuk ishin ato që priteshin.
Si rezultat i bashkëpunimit të policisë së Xhenovas, Milanos dhe Kozencës sot u arrestuan të pesë tutorët e tyre.
Ata janë: Rigers Lula (30 vjeç), Arbër Mançellari (30 vjeç), Bukurosh Çela (30 vjeç), Ilir Rinxhi (36 vjeç), Arjan Zenuni (34 vjeç).
Në çastin e arrestimit të Bukurosh Çelës - i cili mbahej si kreu i organizatës - në banesën e tij, një grua, Bold Ionela Maria, 21 vjeç tentoi të hidhte nga dritarja një pako, e cila mëvonë rezultoi me 400 gr. heroinë dhe 2.5 gr. kokainë.
Në banesë u gjetën edhe dy armë, revolver Smith dhe Wesson me municione realtive. Çela dhe bashkëjetuesja e tij, Bold u arrestuan me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike dhe armëve.
Të arrestuarit zakonisht frekuentonin salla lojërash, lokale nate, qejfe që vinin prej shfrytëzimit të prostitutave, të cilat pas mbarimit të punës ata i detyronin të rrinin brenda në shtëpi.

(Në foto: Pesë të arrestuarit)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com