Itali, arrestohen tre shqiptarët,
grabisnin prostitutat

Itali, arrestohen tre shqiptarët,<br />grabisnin prostitutat
Itali - Policia italiane ka mundur të arrestohejë tre shqiptarë në zonën e Aleksandrisë, ku të vënë përballë akuzës së vjedhjes dhe rrëmbim personi Eldrin, Ernest dhe Elderin Lleshaj pritet të përballen me drejtësinë.

Tre shqiptarët kushërinj midis tyre për të përballuar jetesën në Itali, pasi ishin të papunë, krijuan një skenar dhe grabitën dy prostituta Rumune.

Sipas policisë italiane ka qenë Elderin Lleshaj i cili është paraqitur si fillimin në banesën e prostituave Rumune si klient, ka lënë derën hapur për t’i krijuar lehtësi futje dhe dy kushërinjve të tij.

Të rinjtë shqiptarë kanë kërcënuar Rumunet me thikë dhe pistoletë, e më pas kanë arritur të marin një sasi parash prej 3000 euro e disa bizhuteri me vlerë.

Dy shqiptarët Ernest dhe Elderin Lleshaj janë futur të maskuar në banesën e vajzave rumune duke tentuat të mos identifikohen dhe janë larguar me shpejtësi me paratë dhe sendet e grabitura.

Pas një pune hetimore, është arritur në zbulimin e skemës së grabitjes dhe kreu i bandës është cilësuar Erlind Lleshaj.

Ndaj të rinjve është vendosur masa provizore e arrestit me burg dhe pritet të përballen në gjyq për të shpjeguar gjithcka ka ndodhur, pasi akuza ndaj tyre vjedhje, rrëmbim dhe tentativë vrasje personi cilësohet e rëndë.
elderin lleshaj
(Në foto shqiptari i arrestuar, Elderin Lleshaj)

ernest lleshaj
(Në foto shqiptari i arrestuar, Ernest Lleshaj)

gertjon lleshaj
(Në foto shqiptari i arrestuar, Gertjon Lleshaj)


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament