BONDENO, Itali - Polcia e Bondenos në krahinën e Ferrarës ka arrestuar 30 vjeçarin Shqiptar Ervis Myftiu për kontrabandë heroine. Pas kontrollit në banesën eMyftiut policia ka gjetur 1 kilogram lëndë narkotike e llojit heroine me vlerë rreth 40 mijë euro një arme e tipit pistoletë Berreta kalibër 7,65 dhe dy karikatorë me nga tetë fishekë secila.

Gjatë arrestimit Myftiu ju konfiskuan dy telefona celularë dhe 5 skeda sim. Ervis myftiu jetonte në Bondeno me gruan e tij shtatzëne dhe me vajzën e vogël.

Sipas hetuesve 30 vjeçari shqiptar është një nga drejtuesit kryesorë të kontrabandës së heroinës në Bondeno. Myftiu u arrestua me akuzën e posedimit të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit.

(b.m/shqiptarja.com)