Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar
në makinë kishte 100 kg marijuanë

Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar<br />në makinë kishte 100 kg marijuanë
Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa i është sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike në automjetin e tij.

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian.

Nga hetimet e para mendohet se Roma ishte destinacioni i drogës.

Policia ka kontrolluar makinën e shqiptarit, pasi ka vënë re në sedijen e pasme disa pako të dyshimta.

Pas kontrollit, rezultoi se në automjet ndodheshin 70 pako me marijuanë, të cilat përmbanin rreth 100 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

34-vjeçari shqiptar ishte me leje qëndrimi të rregullt dhe nuk ka asnjë të kaluar kriminale.

Lënda narkotike e bllokuar nëse hidhej në treg kap vlerën e gjysmë milion euro.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet