ITALI - Policia italiane ka arritur të arrestojë 11 persona të një bande të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë. Sipas burimeve të policisë italiane, kjo bandë ka kryer 43 grabitje gjatë muajve prill-gusht të vitit 2013.
Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët dhe rumunët kanë grabitur lokale, konçesionare makinash, kinkaleri, disa ndërmarrje të ndryshme dhe gjithashtu banesa në Rajonin e Umbrias dhe Rajonin e Toskanës. Operacioni për kapjen e tyre ka nisur në Peruxhia dhe në Rajonin e Umbrias në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e 19 pjesëtarëve të kësaj bande kriminale të rëndësishme dhe për 11 nga këta persona është dhënë urdhëri i arrestit për paraburgim, 8 prej këtyre urdhrave janë ekzekutuar paraditen e 5 shkurtit në qytetet italiane, Peruxhia, Romë dhe Siena.
Policia ka sekuestruar 41 makina të vjedhura të bandës shqiptaro-rumune dhe më pas u janë dorëzuar pronarëve të këtyre makinave.
Mes grabitjeve të shumta kanë qenë edhe traktorë, materiale ndërtimi, vengla pune për kopshtari, celularë, televizorë, kompjuter, aparate fotografikë dhe shumë elektroshtëpiake dhe gjithashtu 16 mijë litra karburant.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com