Itali, arrestohet i riu shqipar
me 700 gramë kokainë

Itali, arrestohet i riu shqipar<br />me 700 gramë kokainë
RIMINI- Një shtetas shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rimini të Italisë. Policia italiane shkoi në banesëen e të riut shqiptar, Elton Saliaj, pasi ishtë njoftuar nga një banor për prishjen e qetësisë, por pas kontrollit u gjet e fshehur lënda narkotike.
 
Në aksion morën pjesë 6 agjentë të Departamentit të Parandalimit të Krimit në Perugia, të vendosur në Rimini për sezonin e verës.
 
Filimisht forcat e policisë kanë hasur në kundërshtimin e Saliajt, por pasi kanë shqyer derën, janë gjendur përballë të riut i cili ndodhej thuajse krejtësisht i zhveshur dhe në gjendje histerie.
 
Pasi e kanë prangosur, oficerët e policisë kanë nisur kontrollin e banesës, dhe kanë gejtur tre pako që kishin brenda në total rreth 700 gramë kokainë, përzjerësa droge, peshore dhe dhjetëra mijëra euro.
 
Sipas të dhënave të policisë , Elton Saliaj ishte i njohur edhe më parë për probleme të tilla.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi