Itali/ Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar në shërbim të komunitetit

Itali/ Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar në shërbim të komunitetit

 Gianni Alemanno

Rome- Ish-kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno është arrestuar mbrëmjen e 31 dhjetorit 2024 për shkelje të vendimit të dhënë nga Gjykata.  Aktualisht, ai ndodhet në burgun Rebibbia.

Alemanno, i cili ka mbajtur dhe postin e ministrit të Politikave Bujqësore dhe Pyjore në Itali, (2001 - 2006)  ishte dënuar me një vit e dhjetë muaj burg në kuadër të hetimeve "Mondo di Mezzo".Dënimui ishte konvertuar në punë të detyruar në shërbim të komunitetit, por gjykatësit thanë se nuk ka respektuar vendimin.

Sipas autoriteteve, ai nuk i është përmbajtur programit të përcaktuar, duke pretenduar angazhime që më pas rezultuan të rreme. Ish-ministri, që kohët e fundit kishte themeluar lëvizjen “Indipendenza”, u shpall fajtor për ndikim të paligjshëm, në një çështje që përfshinte pagesa të kompanisë komunale Eur Spa në favor të Salvatore Buzzi dhe Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80.

Gjykata e Mbikëqyrjes në Romë kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes që Alemanno të kryente shërbime sociale në qendrën "So.Spe.–Solidariteti dhe Shpresa" të murgeshës Paola D’Auria, e cila ndihmon vajza nëna e familje në vështirësi dhe viktima të dhunës për t’u integruar në shoqëri.

Alemanno akuzohet se ka shkelur rregullat, përfshirë ndalimin për të dalë nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit, detyrimin për të hyrë në shtëpi në orën 21:00 dhe ndalimin për tu shoqëruar me persona me precedentë penalë. Këto shkelje çuan në arrestimin e tij më 31 dhjetor 2024./ Corriere della Sera/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet