TIRANE- Policia italiane ka arrestuar një 46 vjeçar i cili akuzohet nga policia shqiptare për vrasjen e Edmond Theodhorit nga Saranda. Në prangat e policisë u vu Gani Hysa nga Kruja. Hysa u përfshi në vrasjen e 32 vjeçarit, pasi ky i fundit i bëri një kompliment një vajze që ndodhej me 46 vjeçarin dhe një grup të afërmish të tij për pushime në Sarandë.
Arrestimi
Gani Hysa, sipas policisë italiane është arrestuar në banesën e tij në shtetin fqinj. Ndërkohë, dyshimet e policisë lidhen me faktin, se pas ngjarjes së ndodhur 10 ditë më parë në Sarandë, ku mbeti i vrarë 32 vjeçari, Gani Hysa është larguar fillimisht në mënyrë ilegale në Greqi, e prej andej ka udhëtuar drejt shtetit italian. Po ashtu, mësohet se Hysa prej disa vitesh jetonte në Itali dhe në Shqipëri ishte kthyer për të kaluar pushimet. Tashmë, pas vënies në pranga të 46 vjeçarit pritet edhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet në Gjykatë nën akuzën e vrasjes së 32 vjeçarit.
Ndërkaq, policia shqiptare arresoi edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 10 Korrin në qytetin bregdetar të Sarandës. Në pranga u vunë Ledi Hysa 25 vjeç, Ajman Zyba 21 vjeç, të dy nga Laçi, si edhe Ylli Reçi 23 vjeç nga Kruja. Ndërsa, në kërkim janë Elion Hysa 31 vjeç dhe Keivi Hysa 23 vjeç, të dy nga Kruja. Këta persona u zbuluan nga kamerat e sigurisë në rrugë, ku tre të arrestuarit më parë, në sallën e gjyqit kanë deklaruar se “Kemi qenë pjesëmarrës në vrasje por nuk jemi ne ekzekutuesit e Edmond Theodhorit”. Por, pavarësisht kësaj dëshmie, të tre personave iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja
Fillimisht ngjarja ka ndoshur mes viktimës dhe Gani e Keivi Hysa, xhaxha e nip në ambientet e një prej lokaleve të Sarandës në 9 korrik, pasi viktima ka ngacmuar motrën e një prej autorëve të ngjarjes. Një ditë më pas xhaxha e nip kanë njoftuar shokët e tyre për konfliktin dhe mbrëmjen e 10 korrikut ata kanë kërkuar marangozin në Sarandë dhe i kanë zënë pritë në vendin e quajtur Bukovile. 6 autorët kanë rrethuar mjetin e 32 vjeçarit duke i thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe pas kësaj njëri prej tyre ka qëlluar për vdekje në drejtim të Edmondit. Pas krimit të kryer, autorët janë larguar menjëherë nga Saranda në drejtim të qyteteve të tyre. Ndërsa, arma e krimit u gjet nga policia e hedhur në afërsi të një diskoje rreth 500 metër larg vendit ku ndodhi vrasja.
Autorët e vrasjes:
Ledi Hysa 25 vjeç (arrestuar)
Ajman Zyba 21 vjeç (arrestuar)
Ylli Reçi 23 vjeç (arrestuar)
Gani Hysa 46 vjeç (arrestuar)
Elion Hysa 31 vjeç (në kërkim)
Keivi Hysa 23 vjeç(në kërkim)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com