Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe vihet nën hetim një tjetër, iu gjetën 4 kilogramë kokainë dhe 55 mijë euro cash në shtëpi

Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe vihet nën hetim një tjetër, iu gjetën 4 kilogramë kokainë dhe 55 mijë euro cash në shtëpi

Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia italiane më 17 nëntor, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të një operacioni antidrogë, teksa dilnin nga shtëpia e tyre në qytetin e Rigovos, shqiptarit të arrestuar iu gjet me vete 260 gramë kokainë.

Duke marrë shkas nga sasia relativisht e madhe e kokainës që shqiptari kishte me vete, autoritetet italiane vendosën të kontrollonin dhe shtëpinë e tij, ku gjetën 4 kilogramë të tjera kokainë, si dhe 55 mijë euro cash.

Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në doza dhe e destinuar për shitje.

Shqiptari i arrestuar është i burgosur aktualisht në Rigovo për veprën penale të posedimit të lëndës narkotike me qëllim shitjen.

Ndërsa, bashkëpunëtori i tij është lënë në gjendje të lirë për të njëjtën vepër, ndërkohë që hetimet për të po vazhdojnë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë