Ruçi mesazh për ndarjen nga jeta të ‘Artistit të Merituar’ Agim Krajka: Iku pionieri i muzikës shqiptare! Kompozitori i rinisë dhe dashurisë

Ruçi mesazh për ndarjen nga jeta të ‘Artistit të Merituar’ Agim Krajka: Iku pionieri i muzikës shqiptare! Kompozitori i rinisë dhe dashurisë

Kompozitori Agim Krajka dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ditën e sotme ka shprehur një mesazh për ndarjen nga jeta të "Artistit të Merituar" Agim Krajka.

Ai shkruan se Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare, me krijimtarinë e vet artistike.

Ai shkruan se Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare.

Ruçi shtoi se artisti ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë.

“Fitues i rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej kulturës dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universale të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka.”, shkruan kryeparlamentari.

Mesazhi i plotë i Ruçit:

“Agim Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare. Me krijimtarinë e vet artistike, Krajka krijoi shkollën e vet origjinale muzikore, si një harmonizim i muzikës së lehtë dhe muzikës popullore. Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare: jugu e veriu, ka shkruajtur valle   tropojane, dropullite e çame.

Agim Krajka ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë. Fitues i rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej kulturës dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universale të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kompozitori i njohur Agim Krajka humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjecare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë