ITALI - Policia italiane ka arrestuar një ish-restaurues dhe denoncuar pesë të tjerë për korrupsion, kur kanë qenë punonjës në administratën e mëparshme për restaurimin e zonave arkeologjike në qytetin antik të Pompeit.
Rasti fokusohet në punën restauruese pas shpalljes së emergjencës të zonave arkeologjike. Marcello Fiori u emërua si komisioner i posaçëm për të parandaluar dëmtimet e vazhdueshme të monumenteve brenda qytetit, që është pasuri botërore e UNESCO-s.
Hetuesit thonë se Fiore dhe drejtori i restaurimit në atë kohë, Luigi D'Amora, ka dhënë kontrata të parregullta kompanisë së restaurimit dhe ka paguar çmime të ekzagjeruara për punën e tij. Hetuesit kanë akuzuar Fiore-n për shpërdorim detyre, ndërsa D'Amora po hetohet për mashtrime në dëm të shtetit.
Prokuroria ka vënë Annamaria Caccavo në arrest shtëpie dhe e ka akuzuar për mashtrim dhe korrupsion ndaj zyrtarëve publik. Ndërkohë kompanisë i është ndaluar të bëjë biznes me administratën publike dhe policia ka konfiskuar asete me vlerë prej 800.000 mijë euro. Tre inxhinierë janë duke u hetuar penalisht për mashtrim dhe korrupsion.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com