Itali, arrestohet shqiptari
Kapet me 60 mijë Euro kokainë
Policia e Riminit ka arrestuar një shqiptar dhe të dashurën e tij pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shqiptari emigrant në Itali kishte si vend të shpërndarjes së drogës një lokal, ku takohej me klientët dhe binte dakord për çmimin.
RIMINI, Itali - Policia e Riminit ka arrestuar një shqiptar dhe të dashurën e tij pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shqiptari emigrant në Itali kishte si vend të shpërndarjes së drogës një lokal, ku takohej me klientët dhe binte dakord për çmimin.
Por mbrëmjen e së shtunës, duke pritur së bashku me klientët e tjerë për të blerë drogë ishin edhe policët, të cilët arrestuar 37-vjeçarin dhe të dashurën e tij, një ukrainase 30-vjeçare.
Në makinën e tij, shqiptari i cili ishte ndarë nga bashkëshortja italiane me dy fëmijë, kishte 20 doza kokainë të fshehura në një paketë cigareje.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën ku jetonte me të dashurën e re janë gjetur 20 doza kokaine të fshehur në një kuti bizhuterish, që peshonin 200 gramë dhe arrinin vlerën e 60.000 eurove në treg.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar policia ka gjetur dhe ka sekuestruar edhe 3.000 euro.
E dashura e shqiptarit punonte kameriere në një lokal, dhe është justifikuar se paratë ishin të sajat dhe nuk dinte gjë për drogën që ndodhej në shtëpi.
Hetimet për këtë operacion kishin filluar para një viti, kur shqiptari i kishte shpëtuar arrestimit nga karabinierët, ku në pranga përfunduan 5 shpërndarës droge, të gjithë shqiptarë.
Policia italiane informon se klientët ishin aq të lidhur me shqiptarin, saqë gjatë dy ditëve ata nuk kanë reshtur së telefonuari në telefonat e tij celularë, të dy të sekuestruar nga policia.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36