Atentat me armë zjarri shqiptarit në Spezia të Italisë. Të shtënat kanë ndodhur në orët e darkës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar përpara ambienteve të një lokali. 

Atentati ndaj shqiptarit vjen pas ekzekutimit të 24-vjeçarit nga Mirdita në Bari, Viktor Pecaku.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e dy gushtit në qendër të Barit, në një zonë mjaft të populluar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen e njohur si mjaft popullore “Canaletto”, raporton "ANSA". Shqiptari ka marrë një plumb në këmbë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia italiane në vendin e ngjarjes

Ai është transportuar në spitalin e Shën Andrew në La Spezia. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët të cilët rrethuan zonën dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorit.  

Policia rrethon zonën me shirita 'skenë krimi'