ITALI- Dy shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur i është bërë atentat mesditën e sotme në komunën e San Minatos në Pisa, nga ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Atentati ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytezës, ku dy makina kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së shqiptarëve.
Policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë prej personave të përfshirë në atentat, por disa orë më vonë një shqiptar 34-vjeç ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pasi ishte plagosur nga një armë zjarri.
Autoritetet italiane raportojnë se ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë kanë marrë në pyetje shqiptarin, qe është mjekuar në spitalin e zonës.
Atentati dyshohet të ketë qënë një larje hesapesh mes bandave kriminale.
/Shqiptarja.com