Itali/ Autobusi ra nga mbikalimi, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh! Në vendngjarje s’ka shenja frenimi (FOTO+VIDEO)

ITALI- Një aksident i rëndë i regjistruar në Itali një natë më parë, u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve ishin dy vajza 3-vjeçare dhe një 13-vjeçare. Ngjarja ndodhi në Mestre, në rajonin e Venecias, ku një autobus ka dalë nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore. Për rënies autobusi ka shpërthyer në flakë. Sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.

Autobusi, i cili u rrëzua nga mbikalimi, ishte marrë me qira nga 40 turistë, shumë të huaj, të cilët ndodheshin në kampin Hu në Marghera. Grupi i turistëve gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas ranë nga një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash nga mbikalimi. Drejtuesi i mjetit, Alberto Rizzotto, ishte me kombësi italiane.

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë: mund të ketë qenë një sëmundje e shoferit që ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit ose një manovër e gabuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka asnjë shenjë frenimi në asfalt. Dhe tani për tani, sëmundja duket të jetë i vetmi shpjegim për këtë tragjedi.

Lajm ne përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Aksidenti tragjik në Itali/ Identifikohen 21 viktimat, 9 prej tyre ukrainas! Mes tyre dhe një çift i sapomartuar, vajza shtatzënë ndërron jetë

1696452106_cift.jpg

Prefekti i Venecias, Michele di Bari bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në në Mestre. Bëhet fjalë për 21 viktima: nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.

Mes tyre ishte edhe një çift i sapomartuar kroat. Antonela Perkoviç dhe Marco Bakoviç, u martuan vetëm 20 ditë më parë. Antonela, 24 vjeçe, ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ndërsa Marko ndodhet në spital.

Antonela, sipas mediave kroate, ishte shtatzënë. Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe kishte zgjedhur Venedikun si ndalesën e fundit të udhëtimit të tyre. Prezenca e dy të rinjve në autobus është raportuar nga faqja kroate e lajmeve 24Sata.hr, duke shpjeguar se ata vijnë nga zona e Splitit, raporton Corriere.

Grupi në autobus përbëhej nga njerëz të kombësive të ndryshme: gjermanë, ukrainas, austriakë, të paktën një francez dhe spanjollë. Disa familje ishin me pushime bashkë, të tjerat nuk njiheshin dhe i bashkoi fati tragjik.

Ora 13:37
Del VIDEO nga aksidenti tragjik në Itali, ky është momenti kur autobusi bie nga mbikalimi

Ky është momenti kur autobusi në Itali bie nga mbikalimi dhe përfundon mbi linjën hekurudhore në Mestre. Media italiane La Nuova Venezia ka publikuar videon, teksa autobusi duket që po ecën dhe më pas bie nga mbikalimi në një lartësi prej 10 metrash e më pas përfshihet nga flakët.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 21 persona, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Ora 08:52
Aksidenti tragjik në Itali me 21 viktima, Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllimeve familjarëve që humbën të dashurit, mendimet tona janë me ta

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Itali, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur. Ministria shkruan se Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.

Ora 08:27
Aksidenti tragjik në Itali, kolegët e shoferit të autobusit: Ai ishte ekspert

Një autobus që ra mbrëmjen e kaluar nga mbikalimi në Mestre të Italisë u k amarrë jetën 21 turistëve. Autobusi drejtohej nga Alberto Rizzotto, 40 vjeç, me origjinë nga Italia.

Kolegët e përkufizojnë atë si një shofer ekspert që kishte 7 vjet që merrej me këtë biznes. Të shumta janë mesazhet që po shfaqen në internet këto orë për të kujtuar Alberto Rizzotto .

Rizzotto ishte një punonjës i Martini Bus, i cili e kishte marrë me qira automjetin tek kompania La Linea me të cilën kishte një kontratë për transportin e turistëve në Venecia.

Ora 08:17
Aksidenti tragjik në Itali me 21 viktima, shefi i zjarrfikëses: Nxjerrja e njerëzve ishte e ndërlikuar

"Nxjerrja e njerëzve ishte e ndërlikuar." Kështu tha komandanti i zjarrfikësve, Mauro Luongo, ndërsa arkivolet me trupat e aksidentit të autobusit që ndodhi në Mestre të Italisë u morën gradualisht në disa furgona të Mbrojtjes Civile. Luongo thotë se autobusi "ishte mjaft i mbushur: ne numëruam 39 persona duke përfshirë disa të mitur". Ishte një operacion kompleks. "Ndër vështirësitë ishte fakti që autobusi ishte elektrik, pra me bateri. Fatkeqësisht nga përplasja morën flakë. Bateritë kanë probleme kritike kur janë të nxehta”, tha ai.

Ora 08:16
VIDEO me dron nga aksidenti tragjik në Itali me 21 viktima, forca të shumta policia në vendngjarje

Këto janë pamjet me dron nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Itali, ku humbën jetën 21 persona. Autobusi ra nga një mbikalim në Mestre mbrëmjen e së martës. Bilanci i aksidentit është 21 të vdekur dhe 15 të plagosur. Siç shihet në video, autobusi ka rënë nga mbikalimi dhe ka përfunduar mbi linjën hekurudhore. Forca të shuma zjarrfikëse, policie dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ora 08:01
Aksidenti tragjik me 21 të vdekur në Itali, del VIDEO e autobusit në flakë

Një aksidenti rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar, ku një autobus ra nga mbikalimi dhe më pas shpërtheu në flakë duke i marrë jetën 21 personave. Në mediat sociale është publikuar edhe video nga momenti kur autobusi është përfshirë nga flakët.

Autobusi ishte marrë me qira nga një grip turistësh të huaj, ndërsa 15 prej tyre kanë mbetur të lënduar, 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, mes viktimave ishte edhe një fëmijë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngushellime: 04/10/2023 13:07

    Ngushellime te sinqerta per familjaret !

    Përgjigju
  • Agimi: 04/10/2023 08:36

    Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave.U prefshin në paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen