Itali/ 'Banda e Krishtlindjes', arrestohen dy shqiptarët për vjedhje të sendeve me vlerë në banesa

Itali/ 'Banda e Krishtlindjes', arrestohen dy shqiptarët për vjedhje të sendeve me vlerë në banesa

Foto nga sendet e vjedhura

1582041047_itali1.jpg

ITALI- Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e ditës së sotme për vjedhje të banesave.

Sipas medias italiane, ata ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në zonën e Reggio Emilia.

Shqiptarët  janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit, periudhës midis 17 deri 25 dhjetor.

Të arrestuarit janë Mario Kishta, 21 vjeç dhe Isuf Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Dyshimi i tyre filloi kur përmes kamerave të sigurisë, u pa makina tip “Ford Kuga” e vjedhur brenda një shtëpie në Sant’Ilario d'Enza në mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit 2019.

Atyre iu sekuestruar sende me vlerë, bizhuteri, kompjuter, sende shtëpiake dhe para kash.

Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar kryesisht periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë.

Në vetëm një javë ata kanë grabitur shtëpi në Reggio Emilia, Rubiera, Montecchio, Bibbiano dhe Viadana, pavarësisht se në disa raste banorët kanë qenë në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për vjedhje me dhunë të banesave, vepronin me metodologji të sofistikuar (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton