Një aksident rrugor me vdekjen e një  43-vjeçari ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme  në Itali, por lajmi është publikuar këtë të martë.Sipas mediave italiane, viktima është  një shqiptar, i cili në momentin e aksidentit po punonte  me një traktor në  punimet e malit Zuccone.

Viktima me origjinë shqiptare, banor i Tarsognos, teksa punonte me traktor ka rrëshqitur dhe ka përfundur në një kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.Policia italiane është njoftuar nga gruja e shqiptarit, pasi  ishte vonuar në kthimin  nga puna.

Pas njoftimit policia dhe shërbimi i ambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por  nuk kanë mundur t’i japin ndihmë, pasi përplasja ishte fatale për shqiptarin. Trupi i pajetë është dërguar në  morg, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhët i ditur.foto

(Pamje nga vendi ku ka humbur jetën shqiptari në Itali)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com