Një emigrant shqiptar tha se i është bashkuar protestës me synimin për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Ai iu sugjeroi protestuesve që të bllokojnë aeroportin e Rinasit dhe portet dhe Ramën ta rrëzojnë brenda një muaji. Madje sipas tij, ta shpallin edhe non grata.
“Do rri këtu derisa të rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë. Ne duhet ta rrëzojmë brenda 1 muaji, bllokojmë aeroporte, porte, kuvend, kryeministri. Të bllokojmë gjithçka se nuk ikën ky, është si Vuçiç, nuk e lëshon. Të nxjerrin non grata 4 persona, Edi Ramën, Linda Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën”, tha ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Qytetarët 27 ditë në protestë, këmbëngulin në kërkesat e Goxhajt drejtuar qeverisë! Sulme edhe ndaj Haradinajt dhe Ali Ahmetit! Nis marshimi nëpër Tiranë









