ITALI - Bledar Vukaj u gjet i vrarë poshtë urës së lumit PO në Casalmagiore 9 vjet më parë. 22 vjeçari shqiptar, që thërritej nga miqtë si “luani me zemër engjëlli” në atë kohë u mendua se kishte vrarë veten. Dhe kjo ishte hipoteza që mbështeste më shumë policia, por jo familjarët e tij. Pas këmbënguljes së familjarëve që prej vitit 2003 e deri më sot, prokuroia e Parmës ka vendosur të rihapë dosjen e Bledarit. Prindërit e tij nuk besuan kurrë se Bledari, një djalë për së mbari që punonte ditën dhe pasdite luante futboll, kishte vrarë veten. I ati Francesk, prej 9 vjetësh drejtoi një betejë të hapur për të vënë në vend drejtësinë dhe të vërtetën për vdekjen të birit.
Pasi dosja është hapur dhe arkivuar disa herë, prokuroria ka vendosur të rihapë përfundimisht dosjen. Për këtë, i ati kërkoi edhe zhvarrimin e trupit të të birit, ku është konstatuar se Bledari është goditur disa herë me armë zjarri në trup dhe dhe më pas është hedhur nga ura. Shenja të cilat, konfirmojnë se vetëm për vetëvrasje nuk mund të bëhet fjalë.
Vitet e fundit, sa herë cështja rihapej avokatët dhe prokurorët, por edhe drejtuesit e disa prej mediave kryesore në Parma kanë marrë letra kërcënuese anomime dhe zarfa me plumba për të lënë çështje. Por, ata që nuk hoqën kurrë dorë ishin familjarët, të cilët më në fund arritën të bindin drejtësinë italiane se djali i tyre është vrarë dhe nuk i ka dhënë vetë fund jetës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com