Urdhërarrestet e prerë nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias janë ekzekutuar mes dy shtetesh në operacionion e nisur njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Fillimisht lajmi u publikua në media italiane më pas Policia e Vlorës konfirmoi për operacion të përbashkët mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe autoritetit të antimafias të koduar "Underground- Al" (Nëntoka)
Opeacioni ishte fryt i një hetimi mbi 1 vjeçar gjatë të cilit policia e Venecias kishte sekuestruar 1 ton mariuanë. Droga nga Lazarati transportohej në Itali e fshehur në kamionë të ngarkuar me panele bosh alumini në mënyrë që t'i shpëtonin kontrolleve në dogana dhe pastaj nëpërmjet Kanalit të Otrantos zbarkonin në Brindisi. Më pas droga mbërrinte në provicën e Venecias ku magazinohej në magazina të cilat i zotëronin personat nën hetim. Në Venecia u arrestuan 7 persona ndërsa në Vlorë u arrestuan 7 mes tyre dhe i dyshuari si kapoja i trafikut Robert Haruni me banim në Vlorë.
"Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës. Në bazë të hetimeve të kryera dhe të dokumentuara në ngarkim të anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ka rezultuar se kjo organizatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve Italiane kap vlerën e 7 milion eurove."- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës dalë sot në ora 11:00.
TE ARRESTUARIT
Në Shqipëri, nga efektivat e Drejtorisë së Policisë qarkut Vlorë dhe Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë janë arrestuar.
1. Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues në Vlorë;
2. Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues në Vlorë;
3. Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues në Sarandë.
Ndërsa në Itali, kryesisht në Venecia janë arrestuar 7 persona të tjerë
1. Luigj MAKAJ, vjec 30,
2. Jeton MAKAJ, vjec, 24,
3. Klaudio PALUKA, vjec, 31
4. Ilir AGO, vjec 30,
5. Lulzim,HARUNI, vjec 31,
6. Leonard ARAPI, vjec 31;
7. Dritan,RROTANI vjec 37, të gjithë rezidentë në Venezia
Foto: Robert Haruni i cilesuar si kapoja i bandes)
SI TRAFIKOHEJ DROGA NGA LAZARATI
Policia e Vlorës informon se lënda narkotike pasi sigurohej në Shqipëri (Lazarat), trafikohej drejt Italisë duke përdorur rrugë dhe metoda të ndryshme të sofistikuara kryesisht e fshehur në automjete (kamiona) në pronësi të të arrestuarve apo të shoqërive të ndryshme të transportit."
Ndërkohë sipas policia italiane droga fshihej në panelet e aluminit të cilat transportoheshin me furgonë drejt Brindizit. Droga mbërrinte në provicën e Venecias ku magazinohej në magazina të cilat i zotëronin personat nën hetim.
”Urdhërarrestet janë prerë nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias. Të 10 personat e arrestuar janë shqiptarë dhe akuzohen për import të sasive të mëdha lënde narkotike.”- bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të policisë italiane.
Në operacionin e koduar “Underground” policia sekuestroi 1 ton mariuanë, një sasi rekord e sekuestruar në Veneto, dhe një ndër sasitë më të mëdha të drogës së sekuestruar në nivel kombëtar."- informon më tej policia italiane.
OPERACIONI SI U EKZEKUTUAN ARRESTIMET
Operacioni filloi njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe për palën shqiptare kanë marrë pjesë 50 forca policore. Fillimisht lajmi u publikua në media italiane më pas Policia e Vlorës konfirmoi operacion.
Ndaj këtij grupi kriminal, njësitë Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë kanë zhvilluar hetime intensive për një periudhë gati 1–vjecare dhe kanë shkëmbyer informacione reciproke në mënyrë permanente me autoritetet ligjzbatuese italiane. "Për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të kësaj organizate njësitë ligjzbatuese shqiptare dhe italiane kanë aplikuar të gjitha format dhe metodat speciale bashkëkohore të hetimit dhe ajo që është më e rëndësishme ka spikatur një bashkëpunim i shkëlqyer i autoriteteve policore shqiptare dhe italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe shkatërrimin e organizatave kriminale të narkotrafikut e për rrjedhojë del në pah niveli profesional, besueshmëria dhe performanca e Policisë së Shtetit Shqiptar si një partnere e denjë e policive homologe të vendeve të Bashkimit Europian. "- thuhet në njoftimin e policisë.
SASITE E MARIJUANES TE SEKUESTRUAR NE NJE VIT
Hetimet kishin nisur në 2011 kur ishin sekuestruar vetëm 150 gram kokainë, të cilat ishin fshehur në disa kavanozë të vegjël të futur në dhe në fshatin Sandonatese. Nga këtu është koduar edhe emri i operacionit “Underground”. Më pas vijoi me sekuestrimin e sasive të tjera më të mëdha të drogës. Gjatë hetimeve në portin e Brindizit, Mestre, San Donà di Piave, dhe Martellago sasia e drogës së sekuestruar kap vlerën 1000 kg.
Më 4. 5. 2012 në Mestre u arrestua Kol Bushpepa, i lindur në Mirditë më 12.7.1981dhe Prelë Pjolla i datëlindjes 22.5.1989 nga Shkodra.
Në këtë operacion u sekuestruan rreth 64 kg mariuanë nga të cilat do të prodhoheshin 210800 doza, dhe 48. 6 gramë kokainë.
Me 4.5. 2012 në Martellago arrestohen burrë e grua, Darian Dodaj, (lindur në Lezhë, 26.7.1987) dhe Brixhilda Miri (lindur në Krujë 12.5.1990). Në garazhin e tyre u sekuestruan 165 kg mariuanë
Më 31.7.2012 në portin e Bridinzit nga policia e Venecias arrestohet një shofer kamioni, Leander Janina (lindur më 24.2.1956 në Vlorë) që vinte nga Shqipëria.
Në kamionin e tij u sekuestruan 308 kg mariuanë të cilat ishin fshehur në panele alumini me destinacion San Donà të Piave Ancora.
Më 3.8.2012 arrestohet Lulzim Haruni dhe sekuestrohen në garazhin e tij 111 kg drogë mariuanë, si dhe 1 kg marijuanë iu gjet në banesë.
Po atë ditë u sekuestruan edhe 146 kg mariuanë e cila ishte fshehur në një furgon e fshehur në të njëjtën mënyrë, (në panele alumini) si ajo e kapur në Brindizi.
Gjatë hetimeve është vërtetuar se gjatë periudhës prill- korrik 2012 kanë mbërritur në Mestre edhe 3 ngarkesa të tjera me drogë. Në të njëjtën mënyrë San Donà di Piave duke çuar në 1 ton sasinë e drogës së trafikuar nga grupi kriminal.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)