Anija tregtare me emrin "Rafaelo", me 8 anëtarë të ekuipazhit në bord, ka qënë objekt i një sërë kontrollesh të kryera nga Roja Bregdetare e Ravenës, të cilët kishin për qëllim të verifikonin standardet e sigurisë dhe higjenës.

Gjatë kontrollit u konstatuan mangësi të shumta dhe autoritetet italiane kanë bërë bllokimin e saj.

Në anijet tregëtare mungonte sistemi i alarmit, kishte mirëmbajtje të dobët të pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri, kushtet e jetesës dhe të punës në bord ishin jashtë standarteve si dhe parregullsi të tjera.

Kjo është anija e tretë e huaj që nga autoriteti portual I Ravenës ka marrë një urdhër administrativ ndalimi.