Ndjekje në det në Itali, kapen dy shqiptarë me mbi 500 kg kanabis me vlerë 5 mln euro (VIDEO)

ITALI-Sekuestrohet në Brindisi një gomone me 560 kg kanabis në bord, ndërsa janë prangosur dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjet. 

Trafikantët u pikasën nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me FRONTEX nisën operacionin duke ndjekur gomonen në det të hapur.

Shqiptarët tentuan që të largohen, por manovrat rezultuan të dështuara, pasi në fund u bllokuan duke u prangosur.

Droga e sekuestruar nga policia italiane

Report Tv publikon pamjet nga operacioni në det në hapur dhe momenti i arrestimit të shqiptarëve.

Kanabisi i sekuestruar ishte ndarë në 24 pako me sasi të ndryshme, ndërsa nëse do të hidhej në tregun italian vlera parashikohet që të arrinte deri në 5 milionë euro.

Ndërkohë që policia shqiptare ka reaguar duke deklaruar se operacioni më Guardia di Finanza italiane është kryer në bashkëpunim.

Policia shqiptare jep edhe inicialet e dy shqiptarëve të arrestuar G.M. dhe A.B. nga Vlora, ndërsa shton se trafikantët fillimisht e hodhën drogën në det, e cila më pas u rikuperua.

Dy shtetet po punojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.

Ndjekja në det e gomones

Në muajin e fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, që vinin nga Shqipëria, ndërsa sipas italianëve nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar 39 trafikantë dhe janë sekuestruar më shumë se 16 ton kanabis në 16 gomone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë