Itali, Bonucci rinovon deri
në vitin 2021 me Juventusin

Itali, Bonucci rinovon deri<br />në vitin 2021 me Juventusin
Juventus e bën lajmin publik me një hashtag #Bonucci2021. Klubi bardhezi ka rinovuar kontratën e atij që konsiderohet si kolona e mbrojtjes edhe për 5 vitet e ardhshme. 291 prezenca për të, nëse nuk merret parasysh Buffon është lojtari që ka luajtur më shumë se gjithë të tjerët në 6 vitet e fundit te Juventus.

Mbi 25 mijë minuta në fushë në gjithë kompeticionet, 1367 topa të rikuperuar, 1033 duele të fituara, 359 prej të cilave ajrore, 16 gola. Ja disa nga numrat e tij që bëjnë të kuptosh rëndësinë për skuadrën bardhezi e cila bëri të ditura këto shifra për të evidentuar “karrierën e një lojtari të jashtëzakondshëm, një mbrojtës me kualitet teknik, i pamposhtur në fazën mbrojtëse, por me aftësinë e një vizioni loje dhe kualiteti që i lejojnë të jetë një nga regjisorët më të mirë të mbrojtës në qarkullim, janë numrat e një futbollisti 5 herë kampion, të një simboli të Juventus, që me këtë rinovim forcon akoma më tepër një raport të pazgjithshëm”.

Padyshim që ka shumë kënaqësi edhe për vetë lojtarin që nëpërmjet profilit të tij në instagram komentoi: “Kam rinovuar deri në 20121. Kam zgjedhur shtëpinë ku jam rritur dhe jam bërë i madh mes të mëdhenjve. Do të vesh akoma fanellën me numrin 19 me krenarinë bardhezi. Akoma, deri në fund, një objektiv: Të vazhdoj të fitoj!”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid