ROME- ‘Maroi Borghezio jashtë parlamentit europian’. Kjo është kërkesa e një grupi shqiptarësh rezidentë në Itali, që përmes një nisme në rrjetin social facebook kërkojnë që politikani i ‘Lega Nord’ të mos përfaqësojë vendin e tij si eurodeputet.
Një person ksenofob e racist si Mario Borghezio meriton të zërë vend në Parlamentin Europian?- është pyetja që ngrenë shqiptarët rezidentë në Itali.
Kjo fushatë ka marrë shkas nga deklaratat e tij në emisionin "La Zanzara" në Radio24 se “Shqipëria, vend i botës së tretë, nuk bën pjesë në komunitetin europian”.
Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossit në Shqipëri, Borghezio nuk humbet rastin të flasë kundër shqiptarëve – por jo shqiptareve që konsideron punetore, ndryshe nga meshkujt qe sipas tij nuk vlejnë për asgjëe (che non fanno un cazzo-u shpreh Borghezio në emission).
Shqipërinë ai e konsideron “Vend të botës së tretë”, “Vend të bukur, po t’i heqësh shqiptarët”. I nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene ... Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio mban menjëherë qëndrim duke thënë: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm”. “Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin. – dhe shpjegon - Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene, janë kushërinj të afërt të arabëve”.
E kundërshtimeve të Crucianit e të Parenzos nga studioja përsërit i bindur: “Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotë legisti në gjuhën e tij)”.“Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë – thonë nga studioja, - por fakt është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”
“E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? – ia kthen prerazi Borghezio, duke kujtuar se ç’është sipas tij Shqipëria – Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar...”
“Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”. “Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti.
Të gjitha këto deklarata kundër shqiptarëve kanë nxitur reagimin e shqiptarëve në Itali, të cilët janë organizuar në një fushtë kundër politikanit të 'Lega Nord’.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com