Itali/ Borxhi 25 mijë euro te Tatimet e tradhton, 27-vjeçari shqiptar kapet me 15 kg kokainë në ‘Fiat’! Vlera mbi 1 mln euro, të stampuara me 'Benjamin Franklin'
Kokaina e sekuestruar nga policia italiane
Itali- Kishte të fshehura në makinën e tij “Fiat” mbi 15 kilogramë kokainë të pastër, arrestohet korrieri shqiptar.
Policia italiane ka finalizuar një operacion më 23 Tetor në Bolonja, ku u prangos një 27-vjeçar me banim në zonën e Milanos. Ishte aksioni i rastësishëm i një patrulle të Policisë Rrugore të Bolonjës, përgjatë autostradës A14, pranë zonës së shërbimit Pioppa Ovest, që çoi në zbulimin e ngarkesës.
Vlera e mallit të sekuestruar sipas raportimeve nga media e vendit fqinj, shkon në mbi 1 mln euro. Pakot kishin nën mbështjelljen me natriban edhe “markat” e tyre të stampuara, kryesisht me një kalë të vizatuar me shkronjën “R” në cep dhe kartëmonedhën amerikane të prerjes 100 USD.
Hetuesit besojnë se këto shenja dalluese i përkisnin grupeve të destinuara për t’u dorëzuar ngarkesa.
I riu ka qenë duke udhëtuar me një “Fiat Tipo”, kur sistemi i leximit të targave të policisë ka konstatuar ndaj tij një borxh tatimor mbi 25 mijë euro. I ndaluar për një kontroll të plotë, burri u shfaq nervoz, duke nxitur oficerët të vazhdonin me kontrolle të mëtejshme, raporton “BolognaToday”.
Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan një ndarje të fshehur në bagazhin, e aksesueshme vetëm duke çmontuar disa pjesë të makinës, shkruan “Rai News”.
Brenda kishte 14 blloqe kokaine, me peshë mbi 1,1 kg secila (15,6 kg në total). Droga e destinuar për trafik do të sillte në treg nëse shitej me doza dhe prerje një me tre, disa milionë euro. Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolonjës.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
Makinat Ka qene e sekuestruar per mos pagim taksash,,,policia ne itali Ka sistemino e keximit te targava ku ka probleme si pa siguracion,mungese bollo ato,dhe mos revizionin e mjetit,ne sistem del QE njeri Ka probleme,,pastaj mbas ndalimit,sqarohej se cfar priblemi mund te kete mjeti,,
Përgjigju