TIRANE - Hetuesit ndjenin gati njëfarë simpatie për Vangjel Muratin, hajdutin e ri shqiptar 20-vjeçar i cili është dënuar me dy vite e 4 muaj burgim në procesin gjyqësor ku po shqyrtoheshin një seri vjedhjesh nëpër shtëpi të ndryshme. Bëhet fjalë për një total prej 25 grabitjesh, që prokuroria ia dedikon të riut por që vetëm tre prej tyre janë provuar se janë kryer nga ai. "fatkeqësia" e tij nisi verën e vitit të shkuar kur në listën e goditjeve të tij të radhës, ai shënjestroi një vilë në zonën e Novarës, kjo vilë ishte në pronësi të një zonje e cila quhet Elsa Antonioli dhe që nuk është as më shumë e as më pak sesa vetë gruaja e Kryeministrit të Italisë Mario Monti. Duket se i riu nuk e ka patur fare idenë se ku kishte hyrë për të bërë dëm. Kjo grabitje e tij shkaktoi një mobilizim të jashtëzakonshëm të forcave policore, policisë shkencore dhe prokurorisë, ndërsa brenda 24 orësh mundën që ta gjenin të riun shqiptar dhe ta arrestonin. Ishte një aksion që impenjoi qindra forca policore madje edhe efektivë të agjensive inteligjente, pasi thyerja e sigurisë së gruas së kryeministrit të vendit ishte një sipërmarrje që shkaktonte shumë pikëpyetje për hetuesit.
INTERCEPTIMI
Pasi kishte dalë nga shtëpia e gruas së kryeministrit italian Mario Monti, Vangjel Murati nuk e dinte se ku e kishte bërë goditjen e radhës. Madje ai nuk dinte se në një fustan të gruas së kryeministrit kishte lënë disa gjurmë gishtërinjsh që do të ishin pikënisja e arrestimit të tij. Hetuesit dërguan me shpejtësi në sistemin e të dhënave gjurmët e gishtërinjve ndërsa menjëherë pasi identifikuan të dyshuarin, nisën hetimin me interceptimet. Ishin afro 10 numra telefonikë të të afërmve të tij dhe shokëve që u vunë në përgjim dhe në njërin prej tyre 20-vjeçari Murati telefonoi nga një kabinë telefonike ndërsa pas 10 minutash u arrestua. Hetuesit kujtojnë se në momentin e arrestimit 20-vjeçari ishte trembur së tepërmi pasi nuk e imagjinonte as në ëndrrat e tij më të këqija dot që grabitja e disa sendeve në një vilë të sillte interesin e drejtuesve të lartë të policisë italiane dhe jo vetëm.
DYSHIMET
Por dyshimet dhe interesi i hetuesve dhe agjentëve të disa agjensive italiane , sigurisht që nuk kishte të bënte me stolitë dhe aparaturat e grabitura në vilën e bashkëshortes së Mario Montit. Gjatë momenteve të ndjekjes ndaj djaloshit, hetuesit dyshonin seriozisht se grabitja ishte bërë për të fshehur motivet e vërteta të hyrjes në shtëpi. Ata dyshonin se i riu ishte ndonjë agjent sekret që ishte futur në vilë për të mbledhur informacione nga kasafortat e vilës dhe sidomos nga dy kompjuterët lap-top që rezultonin të grabitur gjithashtu.
Por pas marrjes në pyetje të të riut "ujrat u qetësuan" dhe hetuesit e kuptuan se kishin të bënin thjesht me një grabitës të "painformuar". Madje ishte një djalosh që shpesh ngjallte simpatinë e tyre me mirësjelljen dhe thjeshtësinë e tij. Megjithatë të mërkurën Vangjel Murati doli para gjykatës dhe mori një dënim me 2 vite e 4 muaj burg për veprën e kryer.

Në foto: (Majtas) Faksimile e lajmit të publikuar nga mediet italiane për shqiptarin Vangjel Murati
(Djathtas) Shtëpia e kryeministrit italian Mario Monti
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com