Itali- Një përleshje masive për motive banale mes dy familjeve shqiptare në Itali, përfundoi me 6 prej tyre të arrestuar, 5 prej të cilëve edhe u plagosën.
Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës në qendrën e Cassano delle Murge, në provincën e Barit, ku u përfshinë gjashtë burra me origjinë shqiptare, anëtarë të dy familjeve. Debati, i cili sipas medias shpërtheu për çështje të parëndësishme, u përshkallëzua shpejt në një përleshje fizike që kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve të Kompanisë Altamura.
Pesë nga pjesëmarrësit u shtruan në spital me lëndime të ndryshme, ndërsa të gjithë të dyshuarit u lanë në arrest shtëpiak.
Sipas dinamikës, përleshja ndodhi në një zonë qendrore të Cassano delle Murge, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët menjëherë njoftuan forcat e rendit. Gjashtë shqiptarët, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, thuhet se u përfshinë në një konfrontim të dhunshëm.
Tre nga të dyshuarit pësuan plagë me prognozë 30 ditëshe për shërim. Ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat.
Komente











Po pse rrini me njeri tjetrin dhe ziheni? Rrini me Italian me miq atje Italia ka plot ish emigrant keni plot shoke te tjere kot rrini njezet e kater ore me shqiptar edhe ne fund ziheni, apo kujtuar se ben gol Asllani me Torinon me penallti?
Përgjigju