Një ekzekutim mafioz ka ndodhur në në Torre Annunziata të Italisë ku i është bërë pritë Francesco Immobile , 35 vjeç në afërsi të një kishe.

Viktima, ndodhej në afërsi të kishës Sant’Alfonso, ku iu bë pritë nga anëtarët e mafias Camorra dhe mbi të u derdhën dhjetëra plumba.

Si duket Camorra është vendosur sërish në veprim, pasi kjo është prita e dytë pas 24 orësh kur plagosën një 57 vjeçar.

Nuk përjashtohet hipoteza se vrasja lidhet me plagosjen e ndodhur mbrëmë.