Itali/ Conte thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, mbroni veten sa më shumë

Itali/ Conte thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, mbroni veten sa më shumë

Giuseppe Conte

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të bashkuar forcat në shenjën e besimit të ndërsjellë për të ndryshuar Italinë, në mënyrë që të mos lënë askënd pas.

“Dyert e qeverisë do të qëndrojnë gjithmonë të hapura”, deklaroi ai.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se është e rëndësishme të mbrojnë shëndetin pasi javë të vështira i presin italianët.

"Duhet të mbrojmë shëndetin për të mbrojtur ekonominë, na presin javë të vështira” tha Conte ndërsa premtoi ndihmë për familjet me fëmijë dhe ndihma të reja për italianët në vështirësi.

“Ne po përcaktojmë mënyrat më efektive dhe të shpejta për t’u ofruar ndihmë ekonomike personave dhe bizneseve në vështirësi” - tha Conte.

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka shënuar një tjetër numër të lartë të infektuarish, afërsisht 20 mijë qytetarë të prekur.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja