Gëzim Salillari, i njohur në Shqipëri edhe si “Gëzimi i Kashtës”, është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Napolit në Itali.
Bashkë me të janë dënuar dhe Ciro Riçiardi me 10 vjet burg, Luixhi Sansò me 9 vjet si dhe Gaetano Spavone me 4 vjet e 20 mijë euro gjobë.
Sipas akuzës, banda italo-shqiptare trafikonte kokainë dhe heroinë nga Shqipëria dhe i shpërndante në Napoli, Bari, Frosinone e Siena.
Salillari është arrestuar në Greqi në sajë të një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Napolit. Mediat italiane raportojnë se Gjykatës së Napolit i janë dashur 17 vjet për të arritur në një vendim kundër pjesëtarëve të organizatës që trafikonte droge nga Shqipëria drejt Italisë.
Ndërkohë, në të njëjtin proces kanë fituar pafajësinë shqiptari Musa Murataj dhe italianët Claudio Effuso dhe Mario Maione.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com