BELLARIA - Dasma është dita më e veçantë e jetës për këdo, por ndoshta nuk ka qenë aspak e tillë për një çift shqiptaro-italian, i cili i vuri flakën në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Bellaria të shtunën e shkuar (18 maj), ku një djalë shqiptar dhe një vajzë italiane, festonin lidhjen në martesë.
Dhëndri dogji shaminë e beqarit, por “ndoshta” nuk ka qenë kjo arsyeja e zjarrit gjigand. Me shumë gjasa, shkaktarë kanë qënë fishekzjarret e shumtë, zjarri i shkaktuar nga të cilët, u përhap me shpejtësi nga era duke shkrumbuar pjesë të lokalit. Të ftuarit u munduan të shuanin flakët, por situata ishte aq serioze, sa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Qoftë shenjë e mirë, qoftë e keqe, një gjë është e sigurtë: nxehtësinë e asaj dasme, të gjithë do ta mbajnë mend gjatë.
(Foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(b.y / shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com