Itali/ Dënohet me 18 vite burg shqiptari që vrau senegalezin me pistoletë në kokë

Itali/ Dënohet me 18 vite burg shqiptari që vrau senegalezin me pistoletë në kokë

Viktima Makha Niang

ITALI- 28-vjeçari shqiptar, që vrau me pistoletë një kuzhinier natën e 17 Prillit 2018 në Rimini është dënuar me 18 vite burg.

Genard Dulaj qëlloi për vdekje qytetarin nga Senegali, Makha Niang.

Viktima u qëllua për vdekje nga dy plumba pistolete teksa ishte ulur në një stol në Passeggiata degli Artisti, në rrethin San Giuliano.

Hetimet për këtë ngjarje zbuluan se shqiptari qëlloi pa asnjë motiv drejt senegalezit duke i marrë jetën.

Genard Dulaj ishte arrestuar më parë në Rimini, si pjesë e hetimit për trajtimin e drogës në rastin e Coconuts.

Ai është akuzuar gjithashtu për një tjetër incident që ndodhi në Sant’Emmete më 31 mars kur ai qëlloi me armë.

Me të ishte kushëriri i Genard Dulaj, Atmir Mehmetllanaj, i cili nuk u akuzua për vrasjen por vetëm për posedimin e pistoletës që përdorej për atentatin.

8 kamerat u përdorën për të kuptuar më mirë ngjarjen, bashkë me disa deklarata të dëshmitarëve.

Pas arrestimit të tij, në makinë u gjet pistoleta Smith & Wesson, e njëjta armë që vrau 27-vjeçarin.

Foto nga ngjarja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja