Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi dyshohet se ka grabitur dhe ka dhunuar një prostitutë.
Sipas mediave italiane, gruaja me nënshtetësi të huaj njoftoi policinë dhe u shpreh se kishte hipur në një makinë me të riun për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Por sipas saj, 25-vjeçari e kishte sulmuar dhe i kishte vjedhur çantën ku brenda kishte 100 euro dhe kartën e identitetit. Bazuar në përshkrimin e gruas, efektivët nisën menjëherë kërkimet dhe ranë në gjurmët e 25-vjeçari.
Policia bëri të mundur marrjen mbrapsht të sasisë së parave dhe mjetit të identifikimit dhe ato ia ktheu gruas. Ndërsa shqiptari u shoqërua për në ambientet e policisë.