Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Endrit Rustemi

"Majaja dhe mielli shpëtimi im": Në Ditën Botërore të Picës, ky ushqim i dashur në mbarë botën tregon se si mund të bëhet edhe një simbol i rilindjes. Ky është tregimi i Endrit Rustemit, një picaiol me origjinë shqiptare që jeton në Brescia, dhe lidhjes së tij të veçantë me "steccën" (lopata për pica) e tij të pandashme.

I lindur në Fier, Shqipëri, në vitin 1991, Endrit erdhi në Itali kur ishte vetëm 9 vjeç, së bashku me nënën dhe dy motrat e tij. Muajt e parë në Itali i kaluan duke fjetur në Stacionin Qendror të Milanos. Më vonë, me ndërhyrjen e shërbimeve sociale, ai shkoi të jetonte në një qendër për të mitur në Brescia, ku u rrit dhe u formua deri në moshën madhore.

Pas kësaj, erdhi "takimi" i tij i parë me picën. Endriti filloi profesionin e picajolit në moshën 17-vjeçare, duke punuar në piceri të ndryshme në Milano, Bergamo dhe qytete të tjera italiane, deri kur hapi lokalin e tij në Brescia.

Sot, 33-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve, ai rrëfen për Tgcom24 historinë e tij të "dashurisë" me picën dhe "steccën", lopatën që përdoret për të marrë dhe shtrirë brumin e fermentuar, të cilën nuk e ndan kurrë nga vetja për më shumë se 10 vite. 

"A të ka ndryshuar pica jetën?"

"Po, më shpëtoi, ashtu siç ndodh shpesh me ata që hyjnë në botën e gastronomisë, një botë që të jep mundësi për t’u rilindur dhe për t’u ngritur shoqërisht."

"Si u bëre picaiol?"

"Mendoj se ishte fati. Që fëmijë në Shqipëri, me gjyshen, më pëlqente të përgatisja zepolina, një lloj petullash të vogla, që atëherë mund t’i përballonim në kushte të vështira. Më mahnisnin brumërat dhe aromat, të cilat më pas i rigjeta në picë. Puna ime e parë, pas 8 vitesh në një qendër për të mitur, ishte në një pizzeri, dhe ajo përvojë më formoi përgjithmonë."

"A e kujton "takimin" tënd të parë me picën?"

"Po, këtu në Itali. Në atë pjatë ndjeva aromat dhe shijet që më kujtuan kuzhinën e fëmijërisë sime me gjyshen. Ishte si një udhëtim në të kaluarën dhe që atëherë e kam dashur dhe e dashuroj ende."

"Cili është sekreti i një pice të mirë? Po sekreti i picës tënde?"

"Brumi i picës është shumë i thjeshtë. Por pas tij ka studime për produktet dhe miellin. Unë gjithmonë punoj mbi thjeshtësinë, sepse është më e vështira për t’u realizuar. Sekreti i picës sime? Përbërës të cilësisë së lartë dhe një brumë i fermentuar për 24-35 orë në temperaturë ambienti, sepse nuk preferoj frigoriferin. Përdor vetëm miell gruri të butë dhe Nobligrano në raport 70/30. Për shtresimin, përdor gjithmonë semola të rimacinuar për të dhënë më shumë krokantësi."

"Cila është pica jote e preferuar dhe cila është më e kërkuara nga klientët?"

"E preferuara ime është marinara, një picë e thjeshtë, si stili im. Më e kërkuara nga klientët? Margherita është gjithmonë mbretëresha."

"Po 'stecca' që konsideron fatin tënd të mirë?"

"Stecca është e pandashme për mua. Është e dëmtuar, e lidhur me shirit izolues, por nuk ndahem prej saj. Ishte dhurata e mësuesit tim, një picaiol i vjetër që më mësoi gjithçka. Më në fund, më la ta trashëgoj."

"Nëse nuk do ishe bërë picaiol, kush do të ishte sot Endriti?"

"Është një pyetje që ia bëj vetes shpesh. Nuk kam bërë kurrë punë tjetër, por më pëlqen gastronomia dhe ëmbëlsirat. Gjithsesi, dua që gjithmonë 'të kem duart në brumë'."

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri

Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri