Një aksident i rëndë hekurudhor me pasojë vdekjen e dy të rinjve shqiptarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në linjën Luino-Milano.   
 
Dy të rinjtë shqiptarë, të moshës 17 dhe 23 vjeç, janë shtypur nga një tren që po kalonte në këtë linjë.
 
Nuk ka pasur dëshmitarë të kenë parë ngjarjen, por mediat italiane shkruajnë se të mërkurën në mëngjes ka qenë makinisti i një tjetër linje treni që po shkonte në Milano ai që zbuloi dy trupat dhe ngriti alarmin.
 
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, përveç faktit se të dy të rinjtë kanë lindur në Shqipëri.
 
Policia ka nisur hetimet dhe e ndihmuar nga kamerat në vendin e ngjarjes, do të ketë optikë më të qartë për të sqaruar rrethanat e aksidentit, pista e vetëvrasjes së dyfishtë është përjashtuar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com