ANCONA- Natën e Vitit të Ri dy shqiptarë kanë tentuar të përfitojnë nga festimet për të vjedhur banesën e kryetarit të bashkisë së Senigallia, një qytezë në provincën e Anconës, por janë zbuluar nga fqinjët.
Policia italiane arrestoi Ardit Nuhu, 22 vjeç dhe Denis Lleshaj 19 vjeç dy hajdutët që kishin hyrë në banesën e Kryebashkiakut Maurizio Mangialardi për të vjedhur bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë.
Natën e Vitit të Ri Maurizio Mangialardi po festonte në shesh së bashku me administratën dhe qytetarët e tij.
Dy shqiptarët kanë përfituar nga ky moment dhe kanë tentuar të hyjnë në banesë, kur janë pikasur nga fqinjët të cilët po festonin. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë. Në momentin kur kryetari i bashkisë është kthyer në banesë pas festimeve ka gjetur të prangosur dy shqiptarët hajdutë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com