Itali/ Dyshohet se do të vidhnin bankën në Vatikan, lihen të lirë 2 persona: Kaluam rastësisht! Grabitësi që mbeti brenda tunelit nuk është në gjendje të flasë
Foto nga vendi i ngjarjes
Itali – Janë liruar nga burgu dy persona që u arrestuan nga policia sepse dyshohej se kishin lidhje me gërmimin e tunelit pranë Vatikanit dhe i bënë rezistencë karabinierëve. Antonio Pinto dhe Mario Mazza, me origjinë napoletane janë sërish të lirë pasi u arrestuan të enjten në lagjen Aurelio, në Romë pasi dyshoheshin se ishin pjesë e grupit që hapi tunelin me synim për të vjedhur bankën.
Në dëshminë e tyre para policisë, ata thanë se kaluan rastësisht pranë tunelit dhe panë një djalë që i kërkonte ndihmë.
“Pasi pamë tunelin, u frikësuam dhe u larguam. Kur po largoheshim, një makinë erdhi drejt nesh dhe pamë armët. Kur kuptuam se ishin karabinierët”, thanë ata në seancën gjyqësore.
Megjithatë vijojnë hetimet se kanë qenë 4 persona që kanë hapur tunelin në Via Innocenzo XI, por mungojnë provat sepse nuk është gjetur asnjë makineri gërmimi.
I riu i shpëtuar, 34 vjec, i cili mbeti i bllokuar prej një dite gjashtë metra nën tokë dhe u shpëtua nga forcat zjarrfikëse, ndodhet ende në spital. Ai është i shtruar në spitalin San Camillo në Romë dhe ende nuk është në gjendje të flasë pasi nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.
Pavarësisht se napolitanët janë lënë të lirë, hetuesit dyshojnë se janë të përfshirë në ngjarje sepse tentuan të arratiseshin derisa u bllokuan nga policia. Të rinjtë mesa duket janë frymëzuar nga seriali ‘Casa de Papel’ për të kryer një grabitje të një banke, plan që ka dështuar.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, në pranga 25-vjeçari shqiptar! I proceduar disa herë për trafik droge
28 Janar, 17:11
-
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Janar, 16:54
-
Ermal Meta gati për hapin e madh, Sampdoria tenton talentin e Tiranës
28 Janar, 14:42
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20
-
Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, në hetim për manipulim tenderi në Projektin e Bibliotekës Evropiane në Milano
27 Janar, 21:16
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56