Ditën e martë, autoritetet policore në Itali kanë vënë në pranga 2 persona, të dyshuar për vrasjen e 34 vjeçarit shqiptar Avenir Hysaj, në 21 shkurt të këtij viti.
Të arrestuarit janë Nicholas Luppino, 35 vjeç dhe Daniele Savoia, 23 vjeç, të dy nga Bra. Me urdhër të Gjykatës u sekuestruan edhe lokalet e rrjetit Arcobaleno, në rrugën XXIV Maggio, që drejtoheshin nga 35-vjeçari i arrestuar.
Hetuesit, dyshojnë se ai është pikërisht vendi ku u ekzekutua shqiptari. Më pas trupi i tij u hodh në pyll nga vrasësit e tij.
Më 21 Shkurt të 2021, Avenir Hysaj, një 34-vjeçar shqiptar me profesion murator që jetonte në Bra, Cuneo, u zhduk pa lënë gjurmë, pasi kishte shoqëruar prindërit pranë Pocapaglia për pazar dhe do të kthehej për t’i marrë.
Për të gjetur vendondodhjen e tij familja iu drejtua emisionit “Chi l’ha visto” që u mor me rastin dhe më 19 Mars, trupi i tij u gjet në pyll, jo shumë larg nga vendi ku ishte zhdukur.
Pas hetimeve të ndërmarra, u zbuluar se shqiptari ishte vrarë me tre plumba pistolete në kokë.
Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit e kanë mohuar krimin. Prokuroria thotë se provat janë të pakundërshtueshme, edhe pse motivi i vrasjes vazhdon të mbetet I paditir. Mediat vendase theksojnë se autoritet dyshojnë se të akuzuarit janë anëtarë të familjes Luppino, eksponentë lokalë të ‘Ndrangheta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë me aksident pas ndjekjes në rrugë! Kapet në arrati, i nxori makinën nga rruga, vajza plagoset
24 Janar, 15:42
-
Itali/ Arratiset nga burgu i Ankonas 'Akili'! Xhevdet Plaku vuante dënimin për trafik droge! Zbërthimi i SkyECC zbuloi planin për t'i bërë atentat në 2019
24 Janar, 12:39
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro
23 Janar, 16:07