TERAMO - Dy vëllezër kanë plagosur me thikë nipin e tyre, pasi e akuzonin se kishte grabitur në banesë. Pas kësaj, vëllezërit janë denoncuar në polici, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën e parë nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën industriale në Nereto, në provincën e Teramos, Itali. Tre personat fillimisht kishin diskutuar me njëri-tjetrin dhe më pas, dy prej tyre, që ishin vëllezër kanë sulmuar nipin e tyre, duke e qëlluar edhe me thikë.

Vëllezërit kanë akuzuar nipin se kishte marrë nga banesa disa sende me vlerë, që i kishte çuar në tjetër vend duke i shitur më pas. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe sipas mjekëve do të qëndrojë për 15 ditë që të shërohet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)