Itali e Greqi, kapen 2 shqiptarë me
200 kg heroinë dhe marijuanë

Itali e Greqi, kapen 2 shqiptarë me<br />200 kg heroinë dhe marijuanë
MILANO- Nga dy aksione të ndryshme në Itali dhe Greqi janë arrestuar 2 shqiptarë, pasi u gjetën në posedim të 200 kg drogë.

HEROINA NË MILANO, 1 KG SHITEJ DERI NË 15 MIJË EURO
 
Mediet italiane shkruajnë se policia në Milano arrestoi një 25-vjeçar shqiptar me 41 kg heroinë, gjatë një kontrolli rutinë.
 
Droga ishte fshehur në një garazh në Milano, ku u gjet edhe një laborator i përpunimit të heroinës. Policia e Milanos tha se në pranga ra Marsel Bedulla, 25 vjeç, klandestin.
 
Droga dyshohet se ishte e cilësisë së lartë dhe vinte nga Shqipëria. Policia e ndaloi gjatë një kontrolli në makinën tip “Citroen”. Gjatë kontrollit atij i’u gjetën 82 pako droge me nga gjysmë kg. Një kg e shiste nga 8 deri në 15 mijë euro.
 
Gjatë arrestimit u tha policëve se jam i dehur jam klandestin.

DROGA NË GREQI NË NJË KAMION ME TARGA SHQIPTARE
Një sasi prej 159 kg marijuanë u kap sot në Janinë. Sasia e madhe e hashashit, e cila peshon 159 kg, u pikas nga qeni i policisë, i trajnuar posaçërisht.
 
Droga u gjet brenda kabinës së kamionit me targa shqiptare, në zonën Kalpaki të Janinës. Marijuana u kap në orën 09:00. Shoferi 32-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe i është konfiskuar kamioni, me të cilët po udhëtonte. Droga ishte ndarë me 118 pjesë.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit