Itali,e moshuara telefonon zjarrfikësit:
Faleminderit, ju kam sjellë tortelini

Itali,e moshuara telefonon zjarrfikësit:<br />Faleminderit, ju kam sjellë tortelini
Një e moshuar nga Gaggio Montanoka, Bolognia  nëpërmjet një telefonate të veçantë  ka falenderuar zjarrfikësit që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në zonat e goditura nga tërmeti.
 
“Mirëmëngjes, më dëgjoni. Jam 70 vjeçe dhe nuk mund të bëj shumë por ajo që po bëni ju është e pakrahasueshme. Më bëni të qaj me aksionet tuaja të shpëtimit. Ju qëndroni me orë të pandërprera duke bërë gjithçka është e mundur ndërsa ne jemi në shtëpi.

Si mund të qëndrojmë në shtëpi duke ngrënë tortelini ndërkohë që ju nuk keni kohë të hani? Sepse mjafton që të dëgjoni një shenjë jete nga njerëzit apo kafshët dhe i futeni menjëherë kërkimit. Këto tortelini duhet të ishit duke i ngrënë ju, po u'a sjell
”, u ka thënë e moshuara zjarrfikësve.
 
“Kjo është një nga telefonatat më të bukura që kemi marrë. Këto janë gjërat që na bëjnë të ecim përpara. Ju keni bërë mjaftueshëm. Faleminderit për gjestin”, i është përgjigjur zjarrfikësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni