Itali,e plagosi tek vidhte,shqiptari
mund ti marrë 324 mijë € italianit

Para  katër vitesh  një shtetas italian ka qëlluar një shqiptar, i cili  kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi, ndërsa  pas këtyre viteve ai rrezikon një dënim prej 5 vitesh e dy muaj burg.  Valter Onichini i njohur ndryshe si kasapi i Legnaros, plagosi hajdutin shqiptar  ku mkë pas e ka futur në makinë duke e lënë të plagosur në mes të rrugës.

Shqiptari Elson Ndreca, ka denoncuar italianin për tëntativë vrasje dhe në rast se dënohet duhet ti paguaj “kasapi” një shumë prej 324 mijë eurosh.

“Onichini qëlloi sepse kishte frikë se hajduti do t’i rrëmbente djalin”, shpjegoi avokati i italianit, Ernesto De Toni, raporton TGCom24.

Ngjarja ka ndodhur në 22 korrik të vitit 2013, Onichini plagosi disa persona  që kishin hyrë për të vjedhur, por hajdutët tentuan t’i merrnin dhe makinën.

Në këtë moment shqiptari ka mbetur i plagosur, ndërsa ai ngriti dhe padi ndaj italianit dhe pritet të dëmshpërblehet dhe të marrë shumën e mjame në lidhje me ngjarjen e ndodhur katër vite më parë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë