Një shëtitje në rrugë, bashkë me motrën e saj binjake ka rezultuar fatale për një 14-vjeçare shqiptare, në Bolonja të Italisë.  Ajo është përplasur nga një makinë, ndërsa po tentonte të kalonte rrugën. Përplasja ishte shumë e fortë, ndërsa 14-vjeçarja, Arsina Isufi ka ndërruar jetë në spital. 

Sipas medieve italiane aksidenti ka ndodhur rreth 200 metra nga shtëpia e tyre, dhe kur është përplasur nga makina 14-vjeçarja ka tentuar të kalojë rrugën, ku e priste motra e saj binjake. 

Në timonin e makinës “Opel Combo” ishte një 38-vjeçar, i cili ka qëndruar për ti dhënë ndihmën e parë 14-vjeçares shqiptare. As transportimi me helikopter drejt spitalit nuk ka ndikuar që vajzës shqiptare ti shpëtohej jeta. Arsina Isufi nderoi jetë gjatë orëve të pasdites të së shtunës. 

"Kur arrita në vendin e ngjarjes, u tmerrova. Askush nuk mund të kuptojnë se çfarë do të thotë për një baba kur humb fëmijën e tij", ka thënë babai i 14-vjeçares Xhaferr Isufi.

arsina isufi
vajza
(14-vjeçarja Arsina Isufi)


makina
(Makina që e përplasi)

vendngjarje
(Zona ku ndodhi aksidenti)

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)