PERUGIA- Janë ekstraduar ditën e sotme në aeroportin e Fiumicinos në Itali dy shqiptarët Artan Gjoka dhe Ndrec Laska.
Gjoka dhe Laska akuzohen se në natën mes 5 dhe 6 prillit të këtij viti sulmuan shtëpinë e Sergio Scoscias dhe Maria Raffaelli në Cenerente, në veri të qytetit të Perugias, një grabitje që përfundoi me vdekjen e ish-argjendarit dhe nënës së tij të moshuar.
Dy shqiptarët janë ekstraduar pas pothuajse 4 muaj kërkimesh. Në Fiumicino u pritën nga hetuesit e skuadrës së Perugias dhe nga Policia e Burgut për t’i dërguar në burgun Spoleto.
Gjoka dhe Laska, së bashku me Alfons Gjergjin, i arrestuar në Romë, natën mes datës 5 dhe 6 prill hynë në shtëpinë e Scoscias, në kërkim të arit të ish-argjendarit (një thesar prej 150 mijë eurosh, i fshehur në një laborator të vjetër, për të cilin Gjoka ishte vënë në dijeni nga e fejuara e tij, një prostitutë në rrugën Pantano dhe mike e Scoscias) dhe përfundoi me Sergion dhe nënën e tij të detyruar të durojnë dhunën fizike, aq mizore sa u shkaktoi dhe vdekjen.
Policët ranë gradualisht në gjurmët e 3 autorëve dhe në përfundim të hetimeve të Gjykatës në Perugia, në qershor u lëshua një urdhër-arrest për 3 të akuzuarit për vrasje të dyfishtë dhe komplot në vjedhje dhe grabitje.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com