Italia ekstradon në Shqipëri të dyshuarin si autor të vrasjes së biznesmenit, Agim Seci, 2 vjet më parë në qytetin e Durrësit. Shpëtim Mema u ekstradua sot në mesditë nga Zyra e Interpol e Tiranës. 37 vjeçari ishte arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare në gusht të këtij viti. Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit informoi sot për ekstradimin e tij.  Në tetor të vitit 2010, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj 37 vjeçarit Mema masën e sigurisë "arrest në burg", nën akuzën e "vrasjes me dashje".
VRASJA
Shpëtim Mema akuzohet se në 20 korrik të vitit 2010, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Agim Seci, në lokalin e këtij të fundit. 53-vjeçari ishte pronar i lokalit “Diaspora” ne vendin e quajtur “Rrota e Kuqe”. Mbrëmjen e 20 korrikut Shpëtim Mema nën shoqërinë e Shefqet Spahiut dhe Fatjon Krasniqit kanë qenë duke pirë në bar-restorant “Diaspora” në shoqërinë edhe të disa femrave. Rreth ores 03:00 janë larguar pas pagesës së darkes, por gjatë rrugës 35-vjecari Mema është kujtuar se ka harruar celularin. Kur është kthyer nuk e ka gjetur në tavoline, dhe ka pretenduar se personeli i lokalit ia kishte vjedhur. Pronari me qira i lokalit, Agim Seci, e ka qetësuar duke i thënë se do e dëmshpërblente, por Mema e ka fyer dhe kërcenuar duke e konsideruar ofendim sjelljen e biznesmenit. I ndikuar dhe nga gjendja e dehur ka shkuar ne makinen “Volvo” duke marrë armën “Shotgan” dhe ka debatuar sërish me biznesmenin 53-vjecar ne sy te djalit dhe gruas. Pas pak minutash e ka qelluar dy herëme armën e gjahut, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar se bashku më katër persona te tjerë që e shoqëronin. Për arrestimin e djaloshit nga Shijaku, atëherë 35 vjeç policia e Durrësit vuri në dispozicion 500 mijë lekë shpërblim.
(sg/shqiptarja.com)